Thomas Müller vazhdon ta tregojë klasin e tij edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ylli gjerman e vendosi një rekord të ri në MLS gjatë All-Star Skills Challenge, duke triumfuar në sfidën e goditjeve dhe duke i lënë pas rivalët e tij, shkruan “Goal”, përcjell “Gazeta Express”. Futbollisti i Vancouver Whitecaps dha një paraqitje mbresëlënëse, duke i grumbulluar pikët më të larta të regjistruara ndonjëherë në këtë disiplinë të garës, duke u kurorëzuar kështu fitues dhe duke e vendosur një standard të ri për kompeticionin.
Ai i mori 79 pikë duke e kaluar rekordin paraprak që mbahej nga Evander me 72 pikë. Müller, i cili iu bashkua Vancouver Whitecaps pas largimit nga Bayern Munich, po vazhdon të jetë një nga figurat më të spikatura të MLS-së, duke e kombinuar eksperiencën e tij me paraqitje të nivelit të lartë si në ndeshje, ashtu edhe në aktivitetet All-Star.

