Afron sezoni i F1, Ferrari ‘vë në rresht’ rivalët në testet e fundit

Ferrari shkëlqeu në ditën e fundit të testeve parasezonale të zhvilluara në pistën e Montmelosë. Kimi Raikonen ishte më i shpejti në pistën katalanese teksa e përshkoi atë me kohën 1 minutë 17 sekonda e 221 të mijtat, kohë kjo që ishte pranë asaj që regjistroi shoku i tij i skuadrës, Sebastian Fetel në ditën e tretë të testeve. Mjaft mirë në këto teste u paraqit edhe Fernando Alonso me Meklarenin e tij duke u renditur në vendin e dytë me 563 ytë mijtat më shumë se piloti Finlandez i Ferrarit. Kohën e tretë më të mirë e shënoi piloti i Renault, Karlos Sainz me 1 minutë 18 sekonda e 92 të mijtat.

Mercedes pati si rezultatin më të mirë në ditën e fundit të këtyre testeve parasezonale, vendin e 6 të Valteri Botas, ndërkohë që kampioni i botës, Ljuis Hamilton u pozicionua në vendin e 11. Botërori i Formula 1 do të nisë me garën e Australisë në datën 25 mars.

sfidanti.al