Përse trajneri Daja i ka plasur shefave se kampionë jemi ne ! Përse të tjera gjatë javës..

Përse trajneri Daja ka kapërcyer orbitën e lejuar të Skënderbeut kur ka thënë se kampionë jemi ne dhe se Jorgji ishte i komanduar?

Sepse asnjë nga drejtuesit korçarë dhe futbollistët nuk guxoi të zbulonte prapaskenën e një arbitrimi “vrasës” ngaqë e dinë fort mirë se si janë hedhur zaret..

Përse Bakaj në fillim nga Vllaznia dhe pastaj Lika nga Tirana kanë deklaruar se zemrat e tyre nuk i lejojnë që të luajnë kundër ish-ekipeve të zemrës?

Sepse kur ka qënë fjala për të bërë ndeshje me “gjak të helmuar” si Tirana ashtu dhe Vllaznia, zemrat e tyre  e kanë përballuar me sukses operacionin…

Përse  në letrën e UEFA-s dhe FIFA-s ku përgëzohet  Kukësi si ekipi kampion, merr përgëzime edhe presidenti Duka?

Sepse në letrën origjinale e kishin harruar ndërkombëtarët, por ne të gjithë këtu brenda e dimë se tek titulli ai ka gjithnjë meritën e tij…

Përse nga Teuta  vjen një muzikë e njëjtë se fati i Tiranës dhe Vlaznisë nuk varet nga ndeshja e tyre në Laç?

Sepse ka “magjistrica” që thonë se  kjo ndeshja e madhe e mbijeteses është përralla e fundit që po tregojnë Nastradinët sepse asnjë ekip nuk do të bjerë poshtë…

Përse arbitrat tanë janë bashkuar, edhe të dënuarit edhe ata të panjohurit që janë në fushë, duke thënë se javën e fundit ia kemi falur arbitrave të huaj?

Sepse me atë që i panë sytë me Jorgjin në ndeshjen famkeqe,  më mirë të rrinë në shtëpi sesa të dalin në fushë të porositur  për të “vrarë” deri në minutën e fundit..

Sfidanti.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *