Ibra feston me Man.United në “Zlatan Arena”: Bën foto selfie me Kupën pa paterica

Zlatan ibrahimovic nuk mund të mungonte në finalen e Europa League në Stokholm mes Manchester United dhe Ajaxit. Suedezi arriti në ‘Friends Arena’ për të qenë pranë skuadrës së tij e për të festuar së bashku me të. Ajo që u vu re në momenttin kur arbitri mbylli sfidën, ishte hyrja e 35 vjecarit në fushën e lojës pa paterica me Ibrahimovic që nuk i rezistoi tundimit për të bërë një foto selfie me Kupën. ‘Kur fiton e ndjen veten gjithnjë në formë dhe nuk ke dhimbje-tha Ibrahimovic-më vjen keq që  nuk munda të luaj, por mbështeta skuadrën nga tribuna. Ajo që ka rëndësi është se fituam, është një trofe kolektiv dhe jemi të gjithë të kënaqur. Shpresoj që të rikthehem sa më shpejt në fushat e lojës’

sfidanti.al