Anhel Di Maria, argjentinasi që luan me ekipin francez, PSZH, ka shumë mundësi, që, së shpejti, të largohet nga Parisi për në Madrid. Ky lojtar, para dy vitesh, u bashkua me PSZH-në, si një përforcim i ri, duke ardhur nga Mançester Junajtidi, ndërsa ka disa muaj që po spekulohet se ai do të mund të kthehet te Reali. Di Maria pranon se ka marrë disa oferta, por se ende nuk e ka marrë vendimin e tij final. Megjithatë, mediumet francezë thonë se atij i ka ardhur nga Madridi një ofertë, të cilën ai nuk mund ta refuzojë dot.
Thuhet se, për habi të shumëkujt, Reali dëshiron që ta kthejë Di Marian në “Santiago Bernabe”. Para afro tri vitesh, Reali, duke i habitur të gjithë, e la këtë futbollist argjentinas që të largohej për në Mançester, por, sikurse duket, Di Maria, tani, përsëri, ka shansin që të luajë me bluzën e klubit “mbretëror”.
Sfidanti.al