Zidane  mbron  Benzeman: Kush e kupton futbollin, e di sesa vlen Karimi

Zinedin Zidane, kësaj here, shpëtoi dhe do të vazhdojë që ta drejtojë Realin e Madridit, pasi ekipi i tij eliminoi PSZH-në dhe u kualifikua midis tetë ekipeve më të mirë të Evropës.

Sulmuesi i tij qëndror, Karim Benzema, ndodhet në një formë që le për të dëshiruar, duke qenë se, gjatë këtij sezoni, ai nuk po gjen dot ritmin e duhur. Por, Zidane thotë se Benzema nuk duhet të bëjë më shumë sesa ajo që po bën, dhe se, së shpejti, ai do të kthehet te forma e dëshiruar.

“Ata që e kuptojnë futbollin, duhet ta dinë sesa vlen Benzema dhe janë të ndërgjegjshëm për kontributin e tij të madh te Reali gjatë nëntë viteve të fundit dhe sesa ai mund të japë në të ardhmen. Më vjen keq, kur e kritikojnë, gjë që do të thotë se jo të gjithë e kuptojnë futbollin në tërësinë e tij. Reali me Benzeman në ‘majën’ e sulmit ka fituar gjithçka që ka dashur. Duhet të mësoni më shumë për futbollin”, deklaroi Zidane.

Sfidanti.al