Mac Allister i zhgënjyer me Liverpoolin

Alexis Mac Allister ka pranuar se është i zhgënjyer që ende nuk ka marrë një ofertë për rinovimin e kontratës me Liverpoolin, edhe pse ka bërë të qartë se mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj klubit. “Më bën të trishtuar kur shoh se nuk kam marrë një kontratë të re, por ka ende kohë. Do të jap 100 për qind deri në ditën e fundit që do të jem këtu. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi mesfushori argjentinas, i cili zbuloi gjithashtu se gjatë verës kishte marrë oferta për t’u larguar nga Liverpooli, por vendosi të qëndrojë, pasi beson se ky është klubi i duhur për të: “Pati oferta këtë verë, por unë ndiej se ky është klubi i duhur”.