Ze Maria, një emër i madh për të fshehur një hall të madh tek Tirana

Do të duhet në sforcim jo i vogël për një trajner që ka luajtur me Brazilin dhe me Interin, që të pranojë të drejtojë një ekip në kategorinë e parë (ose në të dytën, sipas variantit klasik). Ze Maria pranoi ta bënte këtë dhe që nga dita e sotme do të jetë trajner i Tiranës së madhe shqiptare, por në momentin e saj më të “vogël”.

Braziliani do të pranojë një sfidë në një vend të panjohur, por do të ketë kënaqësinë të marrë pjesë edhe në Ligën e Europës, veçse problemi më i madh duket se nuk është i tiji, por i presidentit Refik Halili. Pas vitesh lëkundjesh dhe zhgënjimesh për tifozët, Tirana zbriti nga kategoria për herë të parë në histori, dhe kjo gjëmë bëri të harroheshin gjithë të tjerat. Presidenti, që deshi të bëhej i madh duke hequr Ilir Dajën e duke marrë Mirel Josën, tani synon të gënjejë veten dhe tifozët duke marrë Ze Marinë, ndërsa Mirel Josa ish-kampion u largua.

Edhe vetë Halili ndoshta e ka një parandjenjë se jo Ze Maria, por as Murinjo apo Guardiola, nuk do të mjaftonin për të ndryshuar kursin e një “anijeje” të quajtur Tirana. Tifozët, po se po, e kanë të qarë se asnjë mrekulli nuk do të ndodhë. Jo më kot, disa ditë më parë, protestuan përpara Bashkisë për të kërkuar largimin e presidentit.

Sfidanti.al