“Xhek pot” për një ekip suedez të ligës së tretë..Lindelof quhet!

Futbollisti suedez, Viktor Lindelof, është përforcimi i parë që siguroi Zhoze Murinjo për Mançester Junajtidin e tij, duke e blerë këtë mbrojtës të ri të talentuar, vetëm 22 vjeç, nga Benfika e Lisbonës për 35 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse të tjerë. Dhe, këtu, fillon më e bukura! Veç faktit që Benfika fitoi mirë nga kjo marrëveshje, “xhek pot” fitoi edhe klubi i ligës së tretë të Suedisë, Vasteras. Më 2012, Lindelofi iu shit Benfikës së Lisbonës nga Vasterasi vetëm për 60 000 euro, plus250 000 euro të tjera, nëse ky lojtar do të luante në 10 ndeshje.

Por, ekipi i madh portugez vendosi që të mos t’ia paguante këtë shumë klubit të vogël suedez, duke u jusitifikuar se kluazola përkatëse e kishte humbur fuqinë e saj vepruese, duke qenë se Viktor Lindelofi nënshkroi një kontratë të re me Benkiën, më 2015. Sidoqoftë, Vasterasi nuk u dorëzua dhe ia paraqiti këtë rast për gjykim FIFA-s. Klubi suedez në fjalë, ka të gjitha mundësitë që ta fitojë gjyqin dhe do të përfitojë 20 për qind të shumës që Benfika ka siguruar nga shitja e Lindelofit.Media në Suedi dhe Angli, tani, njofton se Benfika dhe Vasterasi e kanë gjetur gjuhën e përbashket dhe se klubi suedez do të përfitojë 5 milionë euro!

Sfidanti.al