Garet Bejli, a ka lumturi mbretërore apo uellsiani vuan ne heshtje

Ky futbollist uellsian, gjatë sezonit të kaluar, ka pasur probleme dëmtimi që e kanë detyruar atë të mos luajë në disa ndeshje të rëndësishme të Realit të Madridit, kështu që në Primerën spanjolle ai luajti vetëm 19 ndeshje. Pikërisht, për këtë arsye, në media dolën spekulime se ai do të mund të largohet nga “Santiago Bernabeu” në fund të sezonit, por, sidoqoftë, sipas lajmeve më të fundit, ai ka marrë vendimin përfundimtar që të qëndrojë te Reali.

Në fakt, për Bejlin treguan një interesim të madh PSZH-ja franceze dhe Mançester Junajtidi që ishin gati që t’i ofronin klubit “mbretëror” oferta të majme, por ky lojtar duket se nuk ka ndërmend që të largohet nga Reali, ndërsa, sikurse njoftohet, ai, tanimë, e ka marrë vendimin përfundimtar. Bejli, kohët e fundit, e vazhdoi kontratën me Realin deri më 2022.

Sfidanti.al