Donaruma do të largohet nga Milani?  Tradheti galaktike e Xhixhos..

Portieri i ri, Xhixho Donarume, ka mundësi që të largohet nga Milani, gjatë kësaj vere, pasi kundërshtoi që ta vazhdonte kontratën. Këtë lajm e njoftoi vetë klubi i Milanit, me gjithë përpjekjet e tij për ta mbajtur këtë portier shumë të talentuar, duke i ofruar atij, midis të tjerave, edhe një pagë vjetore prej 4,5 milionë eurosh plus bonuse të tjerë. Kontrata aktuale në fuqi e angazhon Donarumën që të qëndrojë te Milani edhe një sezon tjetër,ndërkohë që shitja e tij, tani, duket si opsioni më i mirë, pasikështu klubi milanez do të mund të sigurojë para të mëdha nga transferimi i tij.

Reali i Madridit është klubi, me të cilin është lidhur emri i këtij gardiani të talentuar të portës. Thuhet se klubi galaktikas i ka ofruar atij një pagë vjetore prej 6 (gjashtë) milionë eurosh, një ofertë nga ato që vështirë se mund të refuzohen, për më tepër që Donaruma është ende tinejxher.

Sfidanti.al