Shqipëri-Serbi, mes 8 rivaliteteve më të egër në futboll!

Një revistë e rëndësishme si ajo “442” (“For For Tu”) përfshin rivalitetin mes Shqipërisë dhe Serbisë si një ndër më të egrit në futboll. Duke marrë shkas nga “nata e dronit”, revista britanike e rreshton pa asnjë dyshim këtë derbi si ndër më të nxehtët në Europë dhe në të gjithë botën. Revista komentonte se “kjo ndeshje nuk ishte luajtur asnjëherë përpara 14 tetorit 2014 (gabon, pasi është luajtur në 1946 dhe në vitet 60-të), por ajo që ndodhi e bëri atë menjëherë si një nga përballjet më të ndezura, – ishte komenti, –  … askush nuk mendonte se Ismail Morina, një shqiptar që jeton në Itali, do të kishte sukses në pilotimin e një droni me telekomandë në stadiumin e Partizanit të Beogradit”. Ndër rivalitetet e tjerë të ashpër u rreshtuan Angli-Skoci, Brazil-Argjentinë, Japoni-Kore e Jugut, Egjipt-Algjeri, Gjermani-Holandë, Honduras-Salvador dhe SHBA-Meksikë.

B. K