Samuel Eto këshillë Salahut: Shko te Barcelona dhe jo te Reali!

Ish-futbollisti i Barcelonës Samuel Eto i bëri thirrje futbollistit egjiptian të Liverpulit, Mohamed Salah, që të bashkohet me klubin katalonjas, nëse ekziston mundësia. Forma e shkëlqyer e Salahut gjatë dy viteve të fundit ka bërë që këtë sulmues këmbëshpejtë ta synojnë klubet e mëdhenj, midis tyre Barcelona dhe Reali i Madridit.

Sulmuesi egjiptian ka shënuar 71 gola në 104 ndeshje me bluzën e Liverpulit, ndërkohë që ai shënoi golin e parë ndeshjen finale të Ligës së sivjetme të Kampioneve.

Reali i Madridit dhe Barcelona janë vetëm disa nga klubet që synojnë shërbimet e Mo Salahut, ndërkohë që Samuel Eto është një nga lojtarët e rrallë që ka luajtur me të dy ekipet e lartpërmendur spanjollë, kështu që ai ka të drejtë që ta këshillojë Salahun se me cilin nga të dy ekipet ai mund të luajë. “Nëse ai do të që të luajë në një nga kampionatet më të fortë në botë, atëherë ai duhet të luajë në Spanjë, më saktë me Barcelonën”, i deklaroi Eto Bi-Bi-Si-së.

Sfidanti.al