Hoze Antonio Rejes Lopez, i biri i futbollistit legjendar spanjoll Rejes që pak kohë më parë gjeti vdekjen në një aksident automobilistik, nënshkroi dje kontratën me Realin e Madridit, ndërkohë që presidenti i tij, Florentino Peres, premtoi se do të kujdesej për djaloshin 11- vjeçar deri sa ai te arrijë moshën e pjekurisë.
Futbollisti i ri do të ketë shansin të provohet te Reali i Madridit, ndërsa sezonin e ardhshëm ai do të luaj me një nga ekipet e moshave të reja të këtij klubi.
Gjesti i mësipërm i klubit “mbretëror” është me të vërtetë i mrekullueshëm që tregon madhështinë e këtij klubi.
“Dua t’i falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur, sidomos familjen time. Hala, Madrid”, deklaroi Hoze Antonio Rejes mbas ceremonisë së nënshkrimit të kontratës.
Sfidanti.al