Sa shprejt ndryshon bota, Nejmar gati të firmosë për 5 vjet tek PSG!

Padyshim që e mbani mend sesi bëri kryengritje dhe “ulëriti” vetëm e vetëm që ta lejonin të kthehej tek Barcelona. i tillë ishte Nejmarin në 2019, dhe në një pjesë të mirë të vitit 2020, por tashmë superylli brazilian duket se paska ndërruar mendje. Siç informon rrjeti televiziv amerikan, ESPN, sulmuesi ka vendosur të vazhdojë karrierën në Francë me Paris SG, dhe është gati të rinovojë për 5 vjet.

Nuk dihet sesa i saktë është ky lajm, apo se cilat mund të kenë qenë arsyet që mund ta kenë detyruar Nejmarin të vendosë kështu. Besohet se ai nuk ka aspak besim tek Barcelona tashmë, për shkak të krizës financiare dhe institucionale në klub, pra duke gjykuar se nuk bëhet fjalë për projekt fitues. Për më tepër, Barça sot as nuk mund të mendohet t’i ofrojë atë rrogë që merr tek Paris SG, dhe që ndoshta mund të përmirësohet duke pasur parasysh se Nejmari mund të jetë një nga imazhet e Kupës së Botës të vitit 2022 në Katar.

Sfidanti.al