Reali dhe Luka Modriç, një dashuri që u kthye në një lojë tradhëtie!

Reali i Madridit nuk do t’i ofrojë kontratë të re mesfushorit të vet, Luka Modriç, ndërkohë që ajo e vjetra i skadon më 2020. Futbollisti kroat në vitin 2020 do të mbush 35 vjeç, kështu që ka shumë mundësi që klubi “mbretëror” t’i japë leje atij që të largohet, nëse gjen një klub të ri të përshtatshëm për të, kur të vijë koha.
Gjatë kohëve të fundit, emri i Modriçit ka qenë lidhur me Interin, por, megjithatë, Reali nuk e la atë që të largohet nga klubi.
Fakti që Reali i Madridit nuk do t’i ofrojë kontratë të re Luka Modriçit, vetem se konfirmon informacionet që vijnë nga Spanja se presidenti i tij, Florentino Perez, që tani ka filluar të bëjë plane për ripërtëritjen e ekipit, në të cilin nuk do të ketë vend për mesfushorin kroat.
Sfidanti.al