Infantino i sinqertë: As më kanë pyetur dhe as nuk u kam sugjeruar..

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i hodhi poshtë pretendimet se ai ka këmbëngulur që ndeshja e dytë finale e kupës Libertadores mes River Plejtit dhe Boka Juniorsit të zhvillohet me çdo kusht dhe pavarësisht nga trazirat e dhunshme lidhur me këtë ndeshje.
“Unë në asnjë rast nuk kam kërkuar që ndeshja të luhet patjetër. Unë nuk kam kërcënuar asnjeri me sanksione disiplinore. Të gjithë vendimet lidhur më këtë ndeshje janë nën përgjegjësinë e Konfederatës të Futbollit të Amerikës së Jugut dhe jo të FIFA-s”, theksoi Infantino.
Sikurse dihet, tifozët e River Plejtit sulmuan autobusin e ekipit të Bokas që u pasua nga një kaos i përgjithshëm që nuk lejoi zhvillimin e ndeshjes së dytë finale.
Sfidanti.al