Ç’u bë Vengeri ? Qënka ..para derës së hyrjes së Bajernit të Mynihut

Duket se Niko Kovaç nuk ka më asnjë shans që të mbijetojë as një javë në stolin e drejtimit të Bajernit dhe si kandidat kryesor që të ulet në vendin e tij po përmendet gjithnjë e më shumë ish-trajneri i Arsenalit Arsen Venger, me të cilin, sikurse vë në dukje gazeta e njohur gjermane, “Bild”, kryesia e klubit bavarez tanimë ka hyrë në kontakt. Gazeta në fjalë bën të ditur se ndeshja me Benfikën e Lisbonës në kuadrin e Ligës së Kampioneve do të jetë e fundit për trajnerin kroat të Bajernit.
Tanimë as dy njerëzit kryesorë të klubit bavarez, Uli Hënes dhe Karl-Hainc, nuk kanë më asnjë dilemë se trajneri aktual duhet të largohet.
Sipas “Bildit”, bisedimet e Bajernit me Vengerin janë në fazën përfundimtare dhe kontrata përkatëse do të arrihet shumë shpejt. Gazeta, gjithashtu, shkruan se trajnerit francez do t’i vihen në dispozicion mbi 50 milionë euro për sezonin dimëror të ardhshëm, si edhe një pasuri e tërë për remontin e përgjithshëm të Bajernit të Mynihut gjatë verës së ardhshme.
Sfidanti.al