Prag Milan-Inter, humbja është e ndaluar për Xhampaolon dhe Konten!

Një sfidë më shumë sesa shekullore. i tillë i mbiquajturi “Derbi i Madoninës”, ai mes Milanit dhe Interit, që sot ka një tjetër duel, në orën 21:00. Në një “San Siro” të mbushur me rreth 80 000 spektatorë, dy skuadrat e Milanos do të ndeshen për të konfirmuar ose për të ndryshuar, dhe emocionet e pritshmëritë janë tepër të mëdha. Milani vendas i trajnerit Xhampaolo ka presionin më të madh, sepse nuk mund të bëjë asnjë hap fals. Një humbje do të thoshte zbritje e rrezikshme në renditje.

“Jemi mësuar me presionin, – deklaroi Xhampaolo, – nuk mund të jesh në Serinë A pa të, aq më pak në derbi. Rëndësi ka që skuadra po përmirësohet, e kupton filozofinë time të lojës. Do të luajmë për fitore, edhe pse derbi nuk parashikohet. Rëndësi ka që të jemi të bashkuar”.

Gjithsesi, jo më pak trysni për zikaltërit dhe trajnerin e tyre Antonio Konte. Thuajse gjithkush e quan Interin favorit dhe pret fitoren e tij, pra nëse nuk ia del, do të quhej dështim, ndërsa problemet kanë nisur që me ndeshjen e Championsit ndaj Sllavias së Pragës, e konfliktit Lukaku-Brozoviç.

“Derbi është gjithnjë një ndeshje e veçantë, – ishin fjalët e Kontes, – sytë e gjithë botës janë në këtë duel. Milani është klub i madh, dhe duhet të jemi në maksimum për t’ia dalë. Gjithsesi, kemi shumë gjëra për të përmirësuar, brenda dhe jashtë fushe. Të menxhojmë situatat e vështira, të shuajmë konfliktet”.

Jehona mediatike është e madhe. “La Gazeta delo Sport”: Milan-Inter, kurthi derbi! Xhampaolo kërkon lojën, dhe nuk mund të bëjë hapa falsë. Konte është favorit dhe nuk dëshiron të humbasë kreun! “Il Korriere delo Sport” bën lojë duke bashkuar fjalët derbi dhe bingo: Derbingo! Xhampaolo e Konte në Milan-Interin e parë, fitorja mund të ndryshojë që tani sezonin e tyre! Piontek e Lukaku, fishat e bastit që vë përballë dy shkolla futbolli!

Të dyja skuadrat vijnë me pak ose me aspak shqetësime për formacionin dhe stolin. Milanit i mungon mbrojtësi Kalabria i pezulluar, dhe Kaldara i dëmtuar. Piontek e Suso janë titullarët në ofensivë, ndërsa Rebiç e nis si rezervë. Interi, ndërkaq, nuk ka asnjë mungesë, një plus i madh për zikaltërit, për të cilët në sulm pritet të jenë Politano, Sensi e Lukaku, me Lautaro Martinezin në stol, ashtu si Aleksis Sançezin.

Interi ka bilanc më të mirë në sfidat në Serinë A dhe në ato zyrtare në total, ndonëse kjo mund të mos ketë asnjë ndikim në ndeshjen e sotme.

Sfidanti.al