Ante Rebic do t’i kushtojë shtrenjë agresiviteti i shfaqur në Europa League në ndeshjen mes Ajntrahtit të Frankfurtit dhe Strasburgut në raundet kualifikuese pas kartonit të kuq të marrë në fundin e pjesës së parë në sfidën e kthimit. UEFA vendposi t’i japë sulmuesit kroat një dënim ekzemplar duke e skualifikuar me 5 ndeshje, që do të thotë se këtë dënim do ta paguajë Milani nëse kualifikohet në Ligën e Kampioneve ose europa League sezonin e ardhsëm dhe nëse Rebic qëndron te kuqezinjtë më shumë se një sezon.
Në ndeshjen me Strasburgun, Rebic në rrëshquijte e sipër bëri një nderhyrje të ashpër ndaj portierit që kishte topin në zotërim. për arbitrin faulli ishte i rëndë dhe i rrezikshëm, kështu që ai e dënoi Rebic me karton të kuq direkt, një vendim që kroati nuk e priti aspak mirë teksa reagoi me shumë agresivitet duke mos i kursyer fyerjet ndaj gjyqtarit dhe ishte pikërisht kjo aryseja që UEFA e dënoi atë me 5 ndeshje pezullim.
sfidanti.al