Njeriu i vitit, Ibra: Vetëm Maradona ka qenë më i fortë se unë!

Nuk llogarit as Pelenë, Di Stefanon, Mesin e Kristiano Ronaldon. Zllatan Ibrahimoviç gjykon se ai është më i madh i historisë së futbollit, pas Diego Armando Maradonës. “Po, vetëm Maradona ka qenë më i fortë se unë, – thekson suedezi, – unë di të humbas, por fitoj në 95 për qind të rasteve. Nëse fitoj këtë titull me Milanin, do të ishte më bukuri dhe më i veçanti”. Revista amerikane, “Njuzuik” (Newsweek) e nxjerr si personazhin e vitit në sport, dhe mediat italiane kënaqen duke thënë se nuk mund të ishte tjetër përveç tij. “Jam unë Babagjyshi i Vitit të ri, – thotë Ibra, – jam unë që i dërgoj dhurata 27 fëmijëve të mi. Dy i kam në Suedi, ndërsa 25 në Milanelo”.

Sfidanti.al