Nejmarit nuk i del inati me drejtuesit e Barçës, duket nuk deshi të largohej!

Nejmar jo vetëm tronditi Barcelonën me transferimin e tij të bujshëm tek Paris SG, por po vazhdon ta shqetësojë jo pak klubin gjigand katalanas. Mediat shkruajnë se ylli 25-vjeçar i ka dhënë këshillë shokut të tij në kombëtaren e Brazilit, Kutinjos, që të mos shkojë në “Kamp Nou”. “Nuk jam aspak i mërzitur që Liverpuli e ka hedhur poshtë ofertën e Barçës për ty, – mësohet të ketë thënë “Ney”, sipas gazetës braziliane, “Estadao”, – mos shko tek Barcelona”.

Duket se Nejmar është kaq shumë i zemëruar me drejtuesit e Barçës, saqë nuk po i del inati. Kjo, normalisht, ka vetëm një spjegim, që ai vetë nuk është se kishte dëshirë të largohej nga skuadra ku luante bashkë me Mesin dhe Suarezin, por duket është mërzitur nga politika e presidentit Bartomeu dhe e të tjerëve. Nuk dihet sesa do të ndikojnë fjalët e tij tek 25-vjeçari tjetër, Kutinjo, ndërsa Barça pritet të vazhdojë përpjekjet edhe këto dy ditë, pavarësisht se Liverpuli hodhi poshtë ofertën e fundit prej 125 apo 130 milionë eurosh.

Sfidanti.al