Man. Junajtid, 2000 pikë në Premier Ligë, por sërish prapa Liverpulit

Mançester Junajtid është skuadra që ka fituar më shumë pikë që kur Premier Liga u krijua në 1992. Fitorja 2-0 ndaj Uatfordit bëri që ekipi i famshëm të arrijë në kuotën simbolike të 2 000 pikëve duke i lënë prapa të gjithë rivalët. Udhëhequr për pjesën më të madhe të kohës në këtë periudhë nga Sër Aleks Ferguson, Junajtid ka njohur suksese të mëdha, duke u bërë edhe rekordmen i titujve kampion me 20 të tillë, e duke kaluar rekordin e mëparshëm të Liverpulit (18) që dukej i paprekshëm.

Gjithsesi, “djajtë e kuq” ende nuk janë në vendin e parë në renditjen e pikëve të të gjitha kohëve për kampionatin anglez. Tabela, që përpilohet prej vitit 1888 me ndihmën e agjencisë së statistikave “statto.com”, ka në krye pikërisht Liverpulin. Pesë herë kampionët e Europës kanë fituar 5486 pikë në 4045 ndeshje të luajtura, ndërsa në vend të dytë është Arsenali me 5448 pikë, në po kaq sfida.

Mançester Junajtid, madje, duhet të kënaqet me vendin e katërt, pasi i treti është Evertoni. Ka një arsye gjithsesi, që “djajtë e kuq” janë prapa tre të parëve, dhe kjo sepse kanë luajtur më pak ndeshje se ata, vetëm 3689, duke fituar 5 232 pikë. Kjo do të thotë se klubi i “Old Trafordit” ka mesataren ndeshje/pikë më të mirë sesa rivalët.liverpul 1990