“LevanBlondski”, nga modeli i flokëve te golat për Bajernin!

Zherom Boateng u tall dhe e akuzoi për modelin e flokëve, por Robert Levandovski ndihet mirë me vetveten. Sulmuesi polak shënoi dy gola të tjerë për Bajernin, në suksesin e fundit në Bundesligë, ndërsa bavarezët kryesojnë kampionatin nën drejtimin “e hekurt” të trajnerit Jup Hajnkes.

“Pse ju të gjithë kopjoni stilin tim”, shkroi Boateng në rrjetet sociale, duke iu referuar modelit të ri të flokëve të Levës. Polaku nuk është se u përgjigj, të paktën jo në rrjetet sociale. Ai përgjigjen zakonisht e jep në fushë. Televizioni “ESPN” i vendosi notën 9 për paraqitjen ndaj Augsburgut, ndërsa shokët e skuadrës po e quajtën “Levanblondski”, meqë me modelin e ri është bërë biond.

Leva ka realizuar 13 gola në 12 ndeshje këtë sezon (golshënuesi më i mirë i Bundesligës), ndërsa 19 gola i ka shënuar në 12 ndeshje ndaj “viktimës” së preferuar, Augsburgut.  Edhe me ndihmën e tij, Bajerni është kryesues i palëkundur në tabelë me 29 pikë, 6 më shumë se Lajpcigu i vendit të dytë dhe 9 më shumë se ish-kryesuesi Dortmund.

Sfidanti.al