Lehtësohet (disi) Mançester Siti, mund të luajë ndaj Çelsit në Premier!

Frika ishte e madhe për një mbyllje të dytë të futbollit, dhe rreziku ende ekziston, por skuadra e Pep Guardiolës e hodhi një hap drejt fushës. Pas anulimit të sfidës ndaj Evertonit në “Etihad” për shkak të shpërthimit të rasteve të koronavirusit, lehtësimi erdhi pasi testet treguan se nuk pati të infektuar të tjerë. Futbollistët janë lejuar të stërviten, pa 5 të prekurit, dhe të udhëtojnë drejt Londrës për të luajtur ndeshjen e Premier Ligës ndaj Çelsit. “Qytetarët” do të luajnë të dielën në “Stemford Brixh”, duke lehtësuar disi kalendarin, por ndeshja e sotme mes Totenhemit dhe Fulhamit u anulua për shkak të problemeve me koronavirusin.

Sfidanti.al