Franca nderon Nadalin,  statujë para kompleksit “Rolan Garos”

Federata franceze e tenisit ka marrë vendimin që t’i ngrejë një statuajë para kompleksit “Rolan Garos” tenistit spanjoll, Rafael Nadal, që e ka fituar plot 10 herë turneun Grand Slam francez. Presidenti i federatës së mësipërme, Bernard Gudiçeli, e informoi opinionin publik se në këtë proces është përfshirë edhe vetë Rafael Nadali, të cilit i është kërkuar mendimi sesi do të jetë statuja e ardhshme e tij.

“Së bashku me Nadalin, ne kemi arritur që të përcaktojmë statujën që më vonë do t’i ekspozohet publikut. Më pas, do të vijojë konkursi, nga ku do të dalë artisti më i mirë që do të realizojë veprën artistike në fjalë dhe, në fund, ne do ta vendosim atë në hyrje të kompleksit ‘Rolan Garos’”, tha Gudiçeli.

Statistikat e Nadalit lidhur me këtë turne tregojnë se ai ka pasur në të një sukses prej 98 për qindesh të pazakonta, vetëm dy humbje dhe 79 fitore në 81 ndeshjet e zhvilluara në kuadrin e “Rolan Garosit”! Kjo është një diçka shumë e rrallë në historinë e tenisit.

Sfidanti.al