Tifozët e Arsenalit, sikurse duket qartë, kanë fare pak informacione për ekipet që luajnë jashtë Anglisë! Shorti i Ligës së Kampioneve (LK) do ta çojë Arsenalin në Beograd, ku ai do të luajnë më Crvena Zvezdën, për të cilën ata (tifozët anglezë) nuk kishin dëgjuar asgjë më parë. Rrjetët sociale u mbushën me komente të tifozëve angleze që vinin në lojë Crvena Zvezdën, të cilën e konsiderojnë një pre të lehtë të Arsenalit. Disa nga këta komente ishin mjaft therrës, duke i detyruar tifozët e ekipit beogradas që të reagonin dhe një nga ata shkroi në twitter: “Përse talleni me Crvena Zvezdën? Në fund të fundit, fjala është per një ekip që ka një titull të Ligës së Kampioneve më shumë sesa ju!?”
Dihet se Crvena Zvezda e ka fituar Ligën e Kampioneve, më 1991, kurse Arsenali, megjithë historinë e vet të pasur, asnjëherë!
Sfidanti.al