E pabesueshme: Vengeri akuzon tifozët, paralajmëron sulm drejt titullit!

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, mbas humbjes së rëndë ndaj Liverpulit, akuzoi tifozët se janë ata fajtorë për atmosferën e keqe në ekip dhe se ata, shumë shpejt, e harruan se Arsenali është një ekip i mirë që ka lojtarë të mirë! “Njerëzit e ndërrojnë mendjen shumë shpejt, harrojnë se ata kanë një ekip dhe lojtarë të mirë”, theksoi Vengeri në një prononcim në median angleze, duke vazhduar më tej se “ata (tifozët) jo vetëm që nuk na ndihmojnë, por edhe po na i keqësojnë punët, ndërkohë që ata duhet ta mbështesin ekipin e tyre. Në këtë mënyrë, ata vetëm se na i rëndojnë punët, kurse ne, gjatë këtij sezoni, i kemi shanset që të fitojmë titullin e Premier Ligës”, vuri në dukje trajneri i Arsenalit, Venger.

Sikurse duket, në këtë moment, Arsen Vengeri është i vetmi njeri në planetin Tokë që beson se Arsenali mund ta fitojë titullin e Premier Ligës!

Sfidanti.al