Sporti ne çmimet Oscar; triumf edhe i Kobi Brajant

Ju dua te gjithave, jeni frymezim per mua-me keto fjale iu drejtua Kobi Brajant bashkehortes Vanessa dhe vajzave te tij ne ceremonine e ndarjes se çmimeve Oscar teksa mbajti fjalimin e tij ne momentin kur mori ne duart statujen e famshme te Hollivudit.

Brajant fitoi per ‘Dear Basketball’, qe u shpall filmi me i mire i animuar me metrazh te shkurter dhe filmi nuk ishte gje tjeter veçse transformimi i letres se lamtumires se Brajant nga Basketbolli.

Kobi Brajant, 5 here kampion  i NBA, ne vitin 2003 u akuzua per perdhunim nga nje kamariere  nje hoteli ku ishte akomoduar. Por çeshtja u zgjidh dhe u arkivua pa shkuar ne gjykata e mesa duket u arkivua edhe nga Akademia, anetaret e se ciles ishin treguar te kujdesshem qe te mos nominonin e te mos jepnin çmime per persona te perfshire ne histori te ngacmimeve seksuale ose dhunes ndaj grave.

Sfidanti.al