Çiklizmi tronditet serish nga akuzat e forta per doping. Kete radhe ne shenjester jane vene Team Sky dhe Sir Bredli Uigins. Sipas Komisionit Parlamentar, skuadra britanike dhe Uigins kane shmangur rregullat antidoping ne Turin e Frances se vitit 2012. Gjithnje sipas ketij Komisioni, Uigins mori substancen e ndaluar triamcinolon me motivin e kurimit te astmes duke shfrytezuar sistemin terapeutik per te rritur rendimentin e tij gjate gares.
Reagimi i Uigins ishte i menjehershem me çiklistin britanik qe mohoi akuzat me nje postim ne Twitter.
‘Me duket dicka i trishtueshem fakti qe jane ngritur keto akuza dhe qe po flitet per gjera qe nuk kane ndodhur kurre-shkruan Uigins ne Twitter-mohoj ne menyre kategorike tezen se kam perdorur substancat jo per qellime terapeutike’.
Edhe skuadra Team Sky reagoi ndaj ketij raporti. Kjo e fundit pranoi disa gabime te kryera duke theksuar se merr pergjegjesite e saj, por mohoi akuzat se çiklistet e kesaj skuadre kane perdoruru substancat ne fjale jo per kurim mjekesor.
Sfidanti.al