Ortek kritikash mbi Moratën, ‘i tradhëtuar’ nga bukuroshja Aliçe

‘Morata më shqetëson. Është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne dhe nuk luan prej shumë ndeshjesh. Po përpiqet që të kalojë problemet në shpinë, por nuk po arrijmë të gjejmë në zgjidhje. Nuk e di se kur do të kthehet në fushat e llojës-kjo është ajo që deklaroi Antonio Konte përpara pak ditësh për median duke u shfaqur dukshëm në ankth për gjendjen e sulmuesit që prej 1 muaji është jashtë fushave të lojës dhe Çelsi është në një moment kur i duhet shërbimi i tij.

Por në orët e fundit Alvaro Morata i ka ‘tërbuar’ tifozët e Çelsit dhe fajin e ka bashkëshortja e tij Aliçe. Kjo e fundit publikoi një video ku shfaqej me sulmuesin spanjoll teksa vallëzonin dhe në një moment  u duk që Morata e mbajti në krahë bashkëshorten e tij shtatzënë.

Në këtë pikë, tifozët e ‘Bluve’ kanë filluar të ngrenë pyetjen nëse lojtari do të jetë në gjendje që të luajë në 20 shkurt në ndeshjen ndaj Barcelonës në 20 shkurt, apo sulmin e skuadrës do ta marrë përsipër Oliver Zhirud.

sfidanti.al