Nejmar ka një dashuri te re? E pikasin me modelen Elif Aksu

Nga Parisi vjen një lajm i ri gossip në lidhje me jetën personale të Nejmar. Në orët e fundit, janë publikuar disa foto të sulmuesit brazilian dhe festës së tij të ditëlindjes ku 27 vjecari i Paris Sën Zhermenit dukej sikur kishte një ndjenjë të vecantë me modelen Elif Aksu.

Gjatë festës madhështore ku morën pjesë 500 të ftuar, Nejmar dhe Elif Aksu u fotografuan në disa momente teksa ishin kapur dorë për dore dhe me të drejtë lind pyetja: A është kjo dashuria e re e Nejmarit? Që pas ndarjes me aktoren dhe modelen Bruna Markezin, jeta sentimentale e Nejmarit është kthyer në një telenovelë të vërtetë braziliane. Cili do të jetë episodi i radhës?

sfidanti.al