Kongresi i UEFA i mbajtur në Romë përvec zgjedhjes së presidentit dhe 7 anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv kishte dhe tema të tjera për të diskutuar sic ishte sistemi VAR. tashmë është konfirmuar prania e këtij sistemi në Ligën e kampioneve që në këtë sezon në fazën e 1/8 të finaleve që do të nisin javën e ardhshme. Por jo vetëm kaq. Duke nisur nga sezoni ardhshëm, ekranet e mëdhenj të stadiumeve do të sinjalizojnë me një infografikë aktivimin e teknologjisë dhe do të tregojnë episodin për të cilin sistemi VAR do të përdoret. Në këtë pikë duhet të jenë të kujdesshëm edhe lojtarët; ata që do të kapen duke mimuar ndërhyrjen e sistemit VAR duke bërë gjestin e videos do të ndëshkohet me karton të verdhë.
Por jo vetëm kaq, në harkun e 2 viteve pretendohet të bëhet ajo që ndodh edhe në Super Boël; arbitri do t’u shpjegojë tifozëve në stadium ose shikuesve të ndeshjeve nga ekranet arsyen e vendimit të tij për një episod të sfidës, qoftë ky aordimi apo anulimi i një goli apo akordimi ose jo i një 11 metërshi
Ndryshime do të pësojë edhe vetë Liga e Kampioneve. Nuk do të kemi të bëjmë me një superligë, gjë që u konfirmua nga vetë Ceferim, por do t’i afrohet shumë. Duke nisur që nga 2024, formati do të ndryshojë nga 8 grupe me nga 4 skuadra në 4 grupe me nga 8 skuadra, një format ky i ngjashëm me Euroligën në basketboll. Dhe e gjithë kjo bëhet për të mos ia prishur komplet qejfin FIFA që duhet të tutelojë edhe interesat e vendeve të vegjël edhe pse do të duhet të riformulohet kalendari që mesa duket do të ketë më shumë ndeshje evropiane.
sfidanti.al