Markez dhe alarmi shpatull: Është më keq nga parashikimi

Testet në Sepang ishin të vështira për Mark Markez dhe shkaku është shpatulla e sapooperuar dhe që vazhdon t’i shkaktojë dhimbje. ditën e mërkurë bëri xhiro në p[istë vetëm për gjysmë dite, ndërsa këtë të enjte u detyrua të dorëzohej disa ora përpara përfundimit të testeve për të shkuar në klinikë për një trajtim fizioterapie.

‘Është më keq nga sa e prisja, por më mirë nga sa mendonin mjekët dhe fizioterapisti im-ishte komenti i kampionit të botës në MotoGP. Por Markez që këtë të enjte kreu vetëm 37 xhiro kundrejt 29 të ditës së parë në të vërtetë ka disa probleme. ‘Gjithnjë kam fjetur si fëmijë, kurse tani zgjohem sa bëj një lëvizje-vijoi Markez-por nuk është një problem i madh. Sinqerisht, mendova se sot gjërat do të shkonin më mirë sepse fillimi ishte pozitiv, por menjëherë energjitë e mia shteruan dhe ndalova. Në këtë moment duhet të bëj atë që më thotë trupi’

Megjithatë riaftësimi i 25 vjecarit nuk do të jetë i shpejtë. ‘Në Katar nuk do të jem në 100% të formës por shpresoj që gjendja fizike të mos jetë problem-vijoi Markez-objektivi është që të shkoj në garën e Argjentinës në formë perfekte, por ajo që mund të bëj është vetëm të pres, për momentin. E kam të qartë se më duhet ende stërvitje për shpatullën’.

sfidanti.al