Më e ndershme do të ishte të thoshim se të dyja skuadrat “e ndanë zemrën përgjysmë” në këtë ndeshje. San Antonio udhëtoi drejt Oklendit pa dy yjet kryesorë, Lamarkus Olldrixh dhe DeMar DeRozan, ndërsa vendasit u përgjigjën me zëvendësime të shumta.
Asnjëri nga “peshat e rënda” nuk arriti tek 30 minutat, me Kevin Durantin që luajti 28 minuta e gjysmë, po aq Stefën Kërri dhe pak sekonda më shumë Klej Tompsoni. Qendra DeMarkus Kouzins, madje luajti më pak, 16 minuta e 42 sekonda.
Edhe kështu, kampionët ia dolën 141-102, në një fitore aq të thellë saqë flet vetë. Tompson shënoi 26 pikë, Durant pati 23 pikë dhe iu afrua një tripëll dabëlli (8 topa në tabela, 9 asistë), Kërri shtoi 19 pikë e Kouzninsi 15.
“Ne nuk do të bëjmë menaxhim të ngarkesave”, – ishin fjalët e trajerit të Golden Stejtit, Stiv Kerr, por kjo nuk doli shumë e saktë. Yjet vërtet ishin në fushë, por vetëm përgjysmë, ndërsa kampionët vazhdojnë të jenë skuadra më e mirë e Perëndimit, dhe e dyta më e mirë e NBA-së gjithsej.
Sfidanti.al