Edurnes nuk i mjafton vetëm muzika, ‘ndez’ ndjekësit e saj dhe me…bikini

Edurnes nuk i mjafton vetëm muzika për të ndezur fansat e saj. këngëtarja spanjolle e dashura e portierit të Manchester United, David De Gea, i ka bërë të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale të fluturojnë me fantazinë e tyre me një foto të saj me bikini. Imazhi i fiksuar me dritë hije ka pasur shumë impakt dhe në harkun e pak orëve u regjistruan mbi 40 mijë ‘like’ për artisten dhe njëkohësisht edhe prezantuesen e  programit ‘Got Talent’ të Tele5. vetëm pakditë më parë Edurne publikoi një tjetër foto sensuale ku ajo shfaqej teksa notonte në pishinë bashkë me qenin e saj. E gjithë kjo në një kohë kur i dashur i saj, David De Gea ndodhet në SHBA ku e pret një përballje me Barcelonën për International Champions Cup.

sfidanti.al