Përse nuk je me shokët Nejmar? Mesi e Suarez, “vetëm” në Nju Jork!

Barcelona do të luajë me Mançester Junajtidin në Championsin e verës dhe yjet e saj janë lënë të shlodhen. Është verë, vapë e madhe, dhe këmbët janë të rënda nga stërvitjet, por nga fotot e botuara nëpër media të vjen në mendje të bësh këtë pyetje: Nejmar, përse nuk je me shokët? Së bashku në Nju Jork, kanë qenë në momente shlodhëse dy pjesëtarët e tjerë të MSN-së, Lionel Mesi dhe Luis Suarez, me familjet e tyre, por edhe lojtarë të tjerë si Sergio Buskets. Nejmar, jo! Kjo ndoshta nuk mund të quhet diçka alarmuese, por gjithnjë ka pikëpyetje kur një “shkronjë” e MSN-së mungon, aq më tepër në mes të spekullimeve për të ardhmen e brazilianit. Gjithsesi, Nejmar, e bëri siç duhet pjesën e tij në fushën e lojës kur Barcelona fitoi 2-1 ndaj Juventusit, duke shkëlqyer dhe duke shënuar të dy golat për katalanasit.

Sfidanti.al