Te Cleveland nuk ka kohë për ‘të qarë’ për dëshirën e Kyrie Irving nga skuadra. Nënkampionët e NBA siguruan shërbimin e Derrick Rose nga New York Knicks. Sipas medias amerikane, Rose pranoi të firmosë me Cavaliers kontratë një vjeçare me pagën minimale të veteranit 2.1 milionë Dollarë. Derrick Rose e kishte dhënë më parë fjalën për të qenë baskebollist i Cleveland, madje ai kreu edhe vizitat mjekësore me skuadrën e tij të re. Në këtë mënyrë, Cleveland arriti që me shumë pak sforcime financiare të shtojë radhët me një basketbollist cilësor si Rose për të cilin flasin statistikat me 18 pikë, 4.4 assist dhe 3.8 topa në tabelë për ndeshje. Ai që i uroi mirëseardhjen Derrick Rose te skuadra nga Ohio ishte vetë LeBron James nëpërmjet rrjeteve sociale me mesazhin e qartë: ‘Let’s Rock G!!’ të shoqëruar me imazhin e 5 trëndafilave si për të thënë që së bashku këta dy basketbollistë do të argëtohen shumë në parket.
sfidanti.al