Anna Falchi bën parashikimin: Shpresoj Realin e Madridit apo Chelsean

Anna Falchi feston kualifikimin për në 1/8 e finaleve të Lazios së saj në Ligën e Kampioneve dhe bën parashikimin për shortin  e raundit me eliminim direkt që do të hidhet ditën e hënë në Zvicër.

‘Prej vitesh nuk e kujtoj një short kaq tq vështirë. Të gjitha skuadrat janë shumë të vështira, por në këtë pikë do të më pëlqente që të kishim përballë Realin e Madridit që është në mbyllje të një cikli apo Chelsean që është një skuadër e madhe, por nuk ka në përbërje yje futbolli në kulmin e karrierës së tyre-tha aktorja e njohur italiane.

Sfidanti.al