Nicklas Bendtner nuk ka qenë kurrë një futbollist me karakter të lehtë dhe sic tregon ai shpesh në intervistat e tij, edhe jashtë fushave të lojës sjelljet e tij nuk kanë qenë shembullore. Një episod tjetër për të cilin nuk dihej asgjë deri tani, u zbulia nga vet ëish sulmuesi i Arsenalit e Juventusit dhe ka të bëjë pikërisht me periudhën kur ai ishte pjesë e Topcinjve të Londrës nën drejtimin e Arsene Wenger.
Në një intervistë për FourFourTwo, Bendtner ka treguar sesi bëri gjithcka në 2013 që Arsenali ta nxirrte në merkato duke arritur deri aty sa të fyente rëndë një zotëri të vërtetë si Arsene Wenger
‘E respektonim njëri-tjetrin, gjithnjë kemi qenë të ndershëm me njëri-tjetrin-tregon Bendtner-por në atë moment unë doja të lija Arsenalin edhe për faktin se Crystal Palace më kishte bërë një ofertë të mirë. Akordi nuk u arrit, pasi klubi nuk mundi të gjejë një zëvendësues dhe kur Wenger më mori në telefon për të shprehur keqardhjen e tij se nuk mund të largohesha, rezultoi një goditje e fortë për mua. E mora në telefon dhe e fyeva rëndë duke i thënë ‘T…’ apo gfjalë të tjera të tilla. Në këtë mënyrë do të ishte i detyruar të më shiste, por kjo manovër nuk funksionoi. Ai më shpjegoi se qëndrova për të mirën e klubit. Diskutimi me të nuk ishte i mirë, por ishte hera e vetme që u solla ashtu. Ishte ai që ulërinte ndaj meje’.
Sfidanti.al