Angli, vidhet banesa e Mahrez; 3 orë me vlerë 500 mijë Euro

Riyad Mahrez u bë viktima e fundit e grabitjeve të objekteve të luksit në Premier League. Futbollisti i Manchester City denoncoi hyrjen e grabitësve në shtëpinë e tij që i vodhën orë, byrzylykë dhe para cash për një vlerë më shumë se 500 mijë Euro, një lajm ky që u publikua nga tabloidi britanik ‘The Sun’

Ora më  e shtrenjtë ishtë një Richard Mille me vlerë 250 mijë Euro, ndërkohë që Mahrez I vodhën edhe një orë Rolex Daytona prej 45 mijë Euros dhe Një Rolex Day Date me vlerë 40 mijë Euro. Po kështu u grabitën 60 mijë Euo në para dhe byrzylykë Cartierë  si dhe fanela futbolli për një vlerë prej 160 mijë Eurosh

Richard Mille është një prej modeleve të orës më të preferuar nga sportistët e nivelit të lartë dhe njihen për  gurët e cmuar që kanë në të dhe për faktin se janë prodhuar me të njëjtin material si makinat e Formula 1. Grabitja ndodhi disa javë pas vjedhjes së bërë në shtëpinë e Dele Allit me futbollistin e Tottenhamit që u sulmua me thikë nga dy persona të maskuar me kapuc ndërsa ai ndodhej në shtëpi me vëllain e tij dhe të dashurat e tyre.

Sfidanti.al