Formula 1, Renault i rihap dyert e kthimit Fernando Alonsos

Fernando Alonso mund të kthehet në Formula 1 dhe Renault duket e gatshme t’I urojë mirëseardhjen në vitin 2021 në vend të Daniel Ricciardo. Ai që e konfirmoi këtë ishte menaxheri I skuadrës franceze Cyril Abiteboul .

‘Ekzistojnë disa opsione, Alonso është një prej tyre, por ka disa pilotë të aftë që janë në dispozicion për vitin 2021-tha Abiteboul për RMC.

Për Alonson që e drejtoi Renault vitin e kaluar në testet e Bahreinit do të ishte një rikthim në Botërorin e Formula 1 me skuadrën me të cilën ka fituar kampioonatin në vitin 2005 dhe 2006 dhe me të cilën ka garuar në 2 periudha nga 2003-2006 dhe 2008-2009, përpara se ai të përjetonte eksperiencën e tij te Ferrari

‘Do të marrim të gjithë kohën e nevojshme për të reflektuar-shtoi Abiteboul duke menduar edhe për rastet e Vettel, Sainz dhe Ricciardo-sepse është një vendim shumë I rëndësishëm. Na duket e cuditshme politioka e Ferrarit dhe McLarenit që i kanë bërë gati planet e tyre për të ardhmen kur ky sezon ende nuk ka filluar. Nuk duam të ndjekim këtë shembull’.

Sfidanti.al