Televizionet dhe Premier Liga duket se e gjetën akordin!

Nuk pritet të ketë gjyqe absurde për qindra milionë paundë stërlina, që mendohet të shkojnë kot për shkak të epidemisë. Televizionet që japin ndeshjet me pagesë, dhe drejtuesit e Premier Ligës duket se do të gjejnë një akord për t’i shmangur përballjet gjyqësore, mbi parimin që “koha shëron gjithçka”. Që do të thotë se, sezonin e ardhshëm TV me pagesë do të japin më shumë ndeshje, por do të paguajnë të njëjtën shumë financiare si më parë. Sipas marrëveshjes 3-vjeçare me vlerë 5 miliardë paundë stërlina gjithsej, televizioni “Skaj Sports” jep 128 ndeshje direkt në sezon, ndërsa BT Sporti jep 52, dhe synimi i televizioneve është që të rifitojnë shikueshmërinë e humbur gjatë periudhës së koronavirusit.

Sfidanti.al