Emergjencës coronavirus nuk po I gjendet ende data e përfundimit për të rinisur një jetë normale, por futbolli po e ndjen këtë akoma më shumë. Megjithatë Federata të ndyshme po punojnë me planet e tyre për rifillimin e kampionatit për të mos u gjendur të papërgatitura kur kjo të ndodhë. Pikërisht për këtë arsye Liga Spanjole ka nisur t’u dërgojë klubeve një protokoll, që ende nuk është përfundimtar, me rregullat që duhen ndjekur me rifillimin e seancave stërvitore
Sipas Cadena Cope që zbuloi dokumentacionin, në radhë të parë do të dezinfektohen ambientet; palestrat, pajisjet e strukturat. Më pas futbollistët dhe familjarët e tyre do t’u duhet t’u nënshtrohen testeve me tampon për Covid-19, 72 orë përpara rinisjes së stërvitjes për të vërtetuar negativitetin e tyre me coronavirus.
Skuadrat do të duhet të qëndrojnë të izoluara në hotel ose në qendrat e tyre sportive ku do të mund të hyjnë vetëm personel I autorizuar (mes rekomandimeve janë edhe prania e një kuzhinieri të vetëm apo larja e uniformave me alkool me mbi 96 gradë).
Në fund stërvitja e vërtetë; fillimisht do jetë në formë individuale, më pas në grupe me 8 lojtarë dhe vetëm më vonë me futbollistët të gjithë së bashku. Në palestër do të jetë e shumta 2 lojtarë në të njëjtën kohë. Nëse një lojtar del pozitiv, do të izolohet, do të kryet testi me tampon skuadrës dhe stafit teknik, do të dezinfektohen sërish strukturat dhe do të ketë kontrolle mjekësore cdo ditë.
Sfidanti.al