Drejtuesit e Ligës Spanjolle iu kërkoi klubeve të nisin programin ERTE për të reduktuar orët e punës për punonjësit e tyre për shkak të një motive madhor dhe për të zbutur kështu impaktin negative të Covid-19 për të mbrojtur një sektor që përbën 1.37% të GDP së vendit dhe që ka punësuar 185 mijë persona.
Lajmi bëhet I ditur nga radioja spanjolle Cadena Cope në faqen e saj të internetit. Mësohet se kjo kërkesë e La Ligës erdhi pas një takimi të zhvilluar këtë të premte të Komitetit Ekzekutiv ku analizoi rrethanat aktuale të futbollit spanjoll. ERTE është një masë ligjore që autorizon kompanitë ose klubet në këtë radt që të reduktojnë orët e punës e si rrjedhoje edhe pagat e punonjësve.
Sfidanti.al