Superliga do t’i japë 900 milionë euro çdo ekipi pjesëmarrës!?

Sipas spekulimeve që qarkullojnë në qarqet futbollistike, Superliga e ardhshme e klubeve më të mirë evropianë, për të cilën thuhet se do të krijohet, do t’u japë para shumë të mëdha klubeve që ata të pranojnë t’i luajnë ndeshjet e kësaj superlige në fundjavë.Fjala është për 900 milionë euro që do të përfundojnë në arkat e klubeve gjigantë evropianë.

Shoqata Evropiane e Klubeve (ECA) dhe UEFA planifikojnë që të krijojnë një konkurrim të ri, ku do të luajnë klubet më të mirë të “kontinentit të vjetër” dhe, sigurisht, futbollistët më të mirë të tij. Sipas dokumenteve që ka publikuar portali “Football Leaks”, në këtë Superligë është parashikuar që të bëjnë pjesë Reali i Madridit, Barcelona, Bajerni i Mynihut, Juventusi, Mançester Junajtidi, Mançester Siti, Çelsi, Arsenali, Liverpuli, PSZH, Milani, Atletiko e Madridit, Roma, Interi, Olimpiku i Marsejës dhe Borusia e Dortmundit.

Parashihet se Superliga në fjalë do të luhet në dy faza, e para në grupe dhe e dyta do të jetë faza nokaut. Ndërkohëështë parashikuar që të krijohet edhe një superligë e dytë, ku do të mund të konkurrojnë ekipe të tjerë që të kenë mundësi të integrohen në elitën e klubeve evropianë.

Sfidanti.al