Futbollisti i ri Krishtof Piontek me performancat e tij të shkëlqyera me Milanin, por edhe me përfaqësuesen polake, ka fituar simptatinë e shumëkuijt në botën e futbollit, midis tyre edhe të legjendës ukrainase të futbollit, Andrij Shevçenko, që në një prononcim të fundit të media deklaroi:
“Pionteku është trashgëtimtari im te Milani. Ai ka një instinkt të jashtëzakonshëm golash para portës dhe i shënon ata sipas stilit tënjë sulmuesi të madh. Ai e godet topin shumë mirë më të dyja këmbët, ndërkohë që edhe kokën e përdor mirë. Ai po e ndihmon shumë Milanin. Edhe pse u mund nga Interi, unë konsideroj se Milani është në rrugë të mbarë që të kualifikohet për në Ligën e ardhshme të Kampioneve”.