Siti-Real, kur formacioni i kombinuar kalon vlerën 660 milionë euro!

Flasim për një përzgjedhje të një ekipi nga yjet e të dyja skuadrave të mëdha që ndeshen në Champions, madje duke mos llogaritur kapitenin madrilen, Sergio Ramos, që është i pezulluar, dhe pa yllin kryesor të sulmit të Sitit, Kun Aguero, të dëmtuar. Një Mançester Siti-Real Madrid ofron mundësinë për të pasur një njëmbëdhjetëshe të të dyja “ngjyrave” me vlerë prej  mbi 660 milionë euro. Stërling i Sitit ka vlerën më të madhe me rreth 130 milionë euro, ndërsa pas tij vjen Eden Hazar i Realit me 80 milionë euro. Formacioni i kombinuar: Ederson, Mendi, Laporte, Varan, Karvahal, Modriç, Rodri, De Brujn, Hazar, Benzema, Stërling.

Sfidanti.al