Shpikësit e futbollit duhet të kënaqen me pak, kampionë bote për U-20!

Plot 51 vjet më parë kapiteni Bobi Mur mori në duar Kupën shumë të lakmuar të Botës për Anglinë e tij, që u shpall kampione e rruzullit në “Uembli”. U duk se drejtësia u vu në vend në 1966, më shumë se një shekull pasi loja e futbollit u shpik në ishull, por u desh të pritej gjysmë shekulli për trofeun e radhës. i bukur shumë dhe sërish një Kupë Bote, por për kategorinë U20. Kjo nuk e pengoi, natyrisht, kapitenin Ljuis Kuk që të ishte në qiellin e shtatë, ndërsa ngrinte kupën në mes të shokëve të tij në podium.

Anglia mundi 2-0 Venezuelën dhe u shpall kampione e botës, ndërsa i gjithë kombi anglez shpreson që ky brez të fitojë edhe në moshë të rritur. Trajneri Pol Simpson ndoshta mund të bëjë atë që atëherë në “Uembli” e bëri Alf Ramsej. Skuadra ka disa lojtarë shumë interesantë që përballuan lagështinë e Koresë së Jugut për të fituar, duke eleminuar Italinë në gjysmëfinale.

Dominik Solanke, talenti i Çelsit që tani luan tek Liverpuli, është njëri prej tyre, portieri Fredi Udman lojtari i ndeshjes është një tjetër, pa harruar golshënuesin e finales Kalvert-Ljuin apo Onomahun, Lukmanin, Pitersin apo Kenin. Dominik Solanke madje u shpall lojtari i Botërorit duke fituar Topin e Artë, e duke iu bashkuar legjendave të së kaluarës të kategorisë U20 si Maradona, Prosineçki, Saviola, Mesi, Aguero apo Pogba.

Sfidanti.al