Gigio Donnarumma i frenon të gjithë: Qëndroj te Milan, i qetë për rinovimin

Gianluigi Donnarumma e ka të qartë se cfarë do të bëjë me të ardjhmen e tij. portieri 18 vjecar i Milanit tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij duke konfirmuar qëndrimin te klubi kuqezi duke frenuar kështu interesin e disa prej klubeve më të rëndësishme në Evropë. Në një intervistë të dhënë për revistën GQ, Donnarumma theksoi se është i lidhur ngushtë me Milanin  dhe se ka nisur kërkiomet për një apartament pikërisht në kryeqendrën e rajonit të Lombardisë. ‘Qendra e Milanos është shumë e bukur dhe unë aty kërkoj apartamentin tim-ishte deklarata e Donnarummës në intervistën e tij ku foli edhe për bisedimet për rinovimin e kontratës-jam i qetë, pasi të gjitha palët e përfshira në këtë çështje e njohin vullnetin tim’.

sfidanti.al